Çfarë ndodhi? “X” pezullon llogarinë e Yulia Navalnyt, arsyet mbeten mister
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 14:05
Rrjeti social “X” ka pezulluar së fundmi llogarinë e të vesë së Alexei Navalnyt, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në qelitë burgut në Rusi.
Mbetet ende e paqartë se pse rrjeti social “X” ka pezulluar llogarinë e Yulia Navalnaya.
Një natë më parë, zonja Navalnaya akuzoi Vladimir Putin për vrasjen e burrit të saj dhe tha se provat do të bëheshin publike shpejt.
Kremlini mohoi përfshirjen dhe tha se pretendimet se lideri rus ishte përgjegjës ishin të papranueshme.
