Rusia shpall Radion Evropa e Lirë “organizatë të padëshirueshme”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 16:49
Rusia e ka shpallur të martën Radion Evropa e Lirë si “organizatë të padëshirueshme”, sipas një regjistri të Ministrisë së Drejtësisë.
Në përditësimin e fundit është bërë e ditur se Radio Evropa e Lirë është shpallur e padëshirueshme prej 20 shkurtit.
Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.
Ligji për “organizata të padëshirueshme” është miratuar më 2015, dhe është përkrahur prej Kremlinit, për të rregulluar organizatat joqeveritare që pranojnë fonde prej jashtë.
Lajmi po përditësohet.

