Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, inxhinieri Nazarko: Ka ardhur gradualisht nga ujërat nëntokësore
Inxhinieri, Romeo Nazarko në një intervistë në Ora News foli për shembjen e rrugës Korçë-Ersekë. Nazrako u shpreh se shembja ka ardhur gradualisht si pasojë e ujërave nëntokësor.
Nazarko: Sipas një analize inxhinierike, shembja ka ardhur si rezultat i ujërave nëntokësor të cilët kanë krijuar fryrjen e dheut dhe gjithë presioni që kanë ushtruar ujërat nëntokësorë e kanë ushtruar në muret mbajtëse dhe kanë rënë muret mbajtëse.
Kjo ka qenë arsyeja e rrëzimit të mureve mbajtëse të kësaj ure menjëherë pa u inaguruar akoma.
Në 2010 qeveria shqiptare tenderoi projektin e rrugës Korçë-Kolonjë, e cila në 2013 filloi zbatimi për lotin e parë.
Në vitin 2020 u bë rishikimi i projektit për një projekt të ri të një gjurme krejtësisht të re.
Shkeljet e para ishin se për këtë projekt ishi paguar lekët nga buxheti i shtetit.
Pa u prishur ky si projekt i parë, u bë një projekt i dytë dhe faktikisht kemi dy projekte dhe të dy janë aktiv.
