Parashikimi i motit, sinoptikani Osmani: Të martën priten vranësira, por temperaturat do jenë të larta

Sinoptikani, Akil Osmani në një intervistë në Ora Neës tregoi se si do jetë moti në ditët në vijim. Osmani u shpreh se të martën vranësirat do jenë më prezente por temperaturat do jenë sërish të larta

Osmani: Përsa i përkët muajit ende nuk ka kaluar, ndërsa përsa i përket kushteve të motit dielli ka qenë mbizotërues në vendin tonë.

Dita e sotme do jetë me diell.

Do kemi mbizotërim të intervaleve me kthjellime deri në orët e pasdite, ku më pas do kemi kalime të vranësirave.

Vranësirat më prezente do jenë gjatë ditës së martë, ko do jenë të fokusuara në zonën jugore dhe qëndrore.

Temperaturat maksimale do jenë deri në 19 gradë Celsius.