U rrëzua teksa priste një pemë, vdes punonjësi i bashkisë së Peqinit

Policia Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen "Xhami", është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.