Protestat e fermerëve në Greqi paralizojnë kalimin e kufirit në Kakavijë
Rruga nacionale Kallpaq – Janinë do të bllokohet sërish për shkak të protestës së fermerëve, ka njoftuar policia kufitare greke.
Një ditë ma parë, rruga u bllokua për 3 orë, ndërsa u bë më dije se kjo situatë do të zgjasë për tre ditë.
Ndërkaq nënvizohet se qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.
Policia Kakavijë bën me dije se: "Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq - Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë. Ju faleminderit!"



