Vrasja e Endri Mustafës, Prokuroria e Shkodrës e kërkon Ibrahim Licin “për vete”, kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për ...

Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit.

Dosja ku dyshohet se është i përfshirë është vrasja e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur në 17 Maj 2021 në Shkodër.

Hetuesit kanë dyshime se prapa kësaj ngjarjeje fshihet pikërisht 31-vjeçari Ibrahim Lici, ku dyshohet se në bashkëpunim me të miturin Ergys Malja kanë kryer vrasjen e Mustafës.

Për këtë ngjarje i dënuar është Malja me 10 vite burg.

Ibrahim Lici u arrestua pak ditë më parë në Turqi. Sipas familjarëve ai është vetëdorëzuar tek autoritëtet me arsyen e frikës së hakmarrjes.

Emri i Licit del edhe në disa ngjarjë në Shkodër, por që nuk ka pasur prova konkrete.