Ursula von der Leyen do të kërkojë një tjetër mandat në krye të KE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar ditën e sotme se do të kandidojë sërish për një mandate të dtë për të udhëhequr KE-në për pesë vitet e ardhshme. Ky lajm është bërë i ditur gjatë takimit të Unionit Kristian Demokrat (CDU) të Gjermanisë në Berlin.

Emërimi i Von der Leyen do të konfirmohet në fillim të marsit gjatë kongresit vjetor të familjes së saj politike, Partisë Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë.

PPE kishte caktuar 21 shkurtin si afat të fundit për dorëzimin e aplikimeve të brendshme. Duke shpallur kandidaturën, Ursula von der Leyen bëhet menjëherë pretendentja kryesore.