Aksident masiv në Itali, përplasen 30 makina, të paktën 15 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2024, 12:59
Mjegulla shkaktoi një seri aksidentesh masive në autostradën A1 mes Piacenza-s dhe Parmas këtë të hënë në Itali.
Të paktën 30 janë makinat e përfshira dhe 15 të plagosurit.
Të dhënat mund të ndryshojnë.
Sipas asaj që shkruan ANSA, dy prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje më të rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Parmës.
Në vendngjarje një helikopter solli disa qese me gjak.
Janë të paktën dy vende ku u shënuan aksidentet e rënda, njëri në Alseno, pranë Piacenza-s, në drejtim të Bolonjës.
Përveç ambulancave, në vendngjarje ndërhynë edhe shërbimet zjarrfikëse dhe disa patrulla të policisë rrugore.
Autostrada mes Piacenza-Parma është mbyllur në të dyja drejtimet. Radha e makinave të bllokuara është kilometrike.
