"Ngrin" Kina, temperaturat shkojnë në -50 gradë Celsius
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2024, 13:04
I ftohti ekstrem ka ‘mbërthyer’ Kinën. Temperaturat thyen një rekord 64-vjeçar në rajonin e largët perëndimor të Kinës, Xinjiang, ku termometri shënoi deri në minus 52.3 gradë Celsius, pas festës së Vitit të Ri Kinez.
Media shtetërore tha se rekordi i së dielës në qytezën Tuerhong të qarkut Fuyun ishte më i ulëti që nga fillimi i regjistrimeve në Xinjiang, duke tejkaluar një temperaturë prej minus 51.5 gradë Celsius, e vendosur më 21 janar 1960.
Moti ekstrem i Kinës gjatë vitit të kaluar ka variuar nga stuhitë deri te shiu i rrëmbyeshëm dhe nxehtësia rekord. që u panë gjatë verës, si dhe disa tajfunë.

