Izraeli shpall presidentin e Brazilit si persona non-grata pasi i krahasoi veprimet e tyre me Hitlerin dhe Holokaustin

Izraeli ka shpallur presidentin e Brazilit, Luiz Inicio Lula da Silva si një “persona non grata” pas komenteve të tij ku akuzoi Izraelin për gjenocid në Gaza, duke i krahasuar me veprimet e Hitlerit dhe Holokaustin.

Ministri i Jashtëm izraelit u shpreh se: “Ne nuk do të harrojmë, as nuk do të falim. Është një sulm serioz anti-semit. Në emrin tim dhe në emër të çdo qytetari të Izraelit – i deklarojmë presidentit Lula se ai është një persona non grata në Izrael derisa të tërheqi atë që tha.”

Fundjavën që lamë pas, presidenti brazilian u shpreh se “çfarë po ndodh në Rripin e Gazës dhe popullit të Palestinës nuk është parë në asnjë moment në histori. Në fakt, e bëri Hitleri kur vendosi të vrasi hebrenjtë. Çfarë po ndodh në Gaza nuk është një luftë, është një genocid, nuk është një luftë e ushtarëve kundër ushtarëve, është një luftë mes një ushtrie të mirëpërgatitur kundër grave dhe fëmijëve.”

Kryeminsitri Benjamin Netanyahu, nga ana e tij i konsideroi këto fjalë si “të turpshme dhe alarmuese” dhe një “banalizim të Holokaustit”.