Grua e fortë apo e nënshtruar? Aktivistja Sevim Arbana: Koha për një shoqëri të re civile të frymëzuar nga “Gratë e Arta”
Aktivistja Sevim Arbana në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi situatën problematike që po hasi kohët e fundit gratë dhe femrat shqiptare.
Sipas problematikat janë të shumta, ku së fundmi është kthyer në një problem tejet shqetësues dhe ajo çfarë po ndodh në rrjetet sociale.
“Rrjetet sociale po ndikojnë mjaft në jetën private, ku bullizimi nuk ka të ndalur”, u shpreh Sevim Arbana.
Ndër të tjera ajo theksoi se si fillim duhet të ketë rregulla dhe ligje, dhe këto bëhen nga shteti.
“Shteti është si kryetar i një familjeje, por në një kohë kur në këto 30 vite shteti ka abuzuar me problematikat e qytetarëve, gjë që ka çuar në humbjen e besimit ndaj tij.
Ashtu siç ka ndodhur me pronat në Shqipëri, ku shteti nuk ka vepruar, i ka detyruar qytetarët në vetëgjyqësi dhe vetëdrejtësi. Kjo çoi në çoroditje të madhe duke e futur shoqërinë në një kaos të tmerrshëm.”, theksoi ajo.
Ndërkaq lidhur me aksionet qytetare në Shqipëri, Arbana u shpreh se ka ardhur koha për të ngritur një grup të ri aktivistësh civilë, që “të përfaqësojnë kauzat e rëndësishme të vendit, duke u bazuar në vullnetarizmin dhe idealizmin, si dy shtyllat kryesore të një shoqërie civile dhe këto do ta bëjnë këtë rrugëtim nëpërmjet grave të arta që kanë punuar në këto 30 vite dhe kanë frymëzuar këtë brez të ri”, u shpreh aktivistja Sevim Arbana.


