FOTO-ALBUMI/ Blinken “porosi” stafit të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri: Mësoni nga tradita e “besës”!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 09:33
Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me stafin e ambasadës dhe familjet e tyre gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Ai falënderoi ekipin për përpjekjet e tyre për të forcuar lidhjet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“Ai theksoi se tradita e “besës” është diçka nga e cila mund të mësojnë të gjithë.
Sekretari falënderoi, gjithashtu, stafin shqiptar për përkushtimin e tyre ndaj marrëdhënies duke i quajtur “zemra” e ambasadës sonë.
Të pranishëm ishin edhe i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe ish-Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

