Federata Opozitare, Kikia: Përçarja brenda PD-së krijoi dhe përçarje në kampin opozitar. Mbetet për t’u parë aksioni në vijim
Për analistin Mentor Kikia tryeza e sotme e partive opozitare vjen pas një konflikti të thellë që pësoi Partia Demokratike brenda saj.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” Kikia u shpreh se mbetet për t’u parë nëse ky bashkim do të jetë real sa i përket aksionit politik konkret që nis që me komisionin e reformës zgjedhore.
“Dhe ky konflikt shkaktoi dhe përçarjen po vetëm të PD-së por të të gjitha partive opozitare.
Ajo çfarë duhet parë është se çfarë ndodh konkretisht sa i përket një bashkimi të tyre në aksionin politik.
Ka një komision të reformës zgjedhore që ka mbetur peng i akuzave që bën z. Berisha, dhe këto ,mbetet për t’u parë se si do të jetë sjellja e këtij grupimi politik në këtë reformë zgjedhore.
A do të marrë pjesë opozita në këtë reformë?”, u shpreh ndër të tjera, analisti Mentor Kikia.


