Bardhi komenton shmangien e opozitës në agjendën e Blinken dhe mungesën e Bashës në tryezë

Partitë opozitare po mbajnë një takim në kuadër të bashkimit dhe krijimit të konfederatës.

Pas kësaj tryeze një mesazh do ta përcillte edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Ai tha se kjo është një alternativë serioze dhe e besueshme për shqiptarët.

Së pari besoj dhe biem dakord të gjithë se kjo është një ditë e mirë për opozitën, pas bashkimit të PD, sot kemi dhe bashkimin e forcave që janë në opozitë, për të formalizuar atë që prej kohësh flitej, Federatën.

Opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë bashkë, për rrëzimin e qeverisë së Ramë dhe për t’u bërë alternativë. Ka qenë e hapur diskutimi për çdo parti, cilido është i lirë, që t’i bashkohet Federatës.”, tha Bardhi.

Basha duhet të ketë vend në tryezë?

Bardhi: E ripërsëris, cilido që ndjehet në opozitë, e vetmja rrugë për t’u forcua është të bëhemi bashkë, në diversitet dhe të bashkuar rreth ideve, por nuk ka rrugë tjetër për t’i dalë përballë një qeverie që është forcuar edhe nga copëzimi i opozitës.

Duhet të jemë bashkë për të qenë më të fortë.

Lidhur me mungesën e një takimi të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dje në Tiranë me përfaqësues të opozitës, Bardhi u shpreh i mendimit se SHBA-ja donte që ta jepte një mesazh të tillë.