Vrasja e 2005-ës, GJKKO rrëzon SPAK-un: Ke 4 muaj kohë të hetosh për Lulzim Berishën
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2024, 14:42
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK-ut për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës, i akuzuar për vrasjen e vitit 2005 të Vajdin Lames.
GJKKO vendosi kthimin e dosjes së SPAK për plotësim hetimesh dhe i la afat Prokurorisë së Posaçme katër muaj.
Lulzim Berisha u arrestua disa javë më parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.

