“Marrëdhënie më të forta se kurrë”/ Blinken: Rama partner, po shohim rezultate për reformën në drejtësi
Blinken: Ju falënderoj që na keni mikpritur për ngrohtësinë dhe gjithashtu bisedën tonë të drejtpërdrejt. Dy shprehje që ne kemi. Nëse nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësi, atë që njihet si mikpritja, kemi mundësinë ta ftojmë përsëri. Kjo është diçka që nuk mund ta shpreh dot sa duhet, tribut për këtë vend për mirëqenien qe kemi, kryeministri partneri i jashtëzakonshëm i SHBA. Ky partneritet është me fortë seç ka qenë ndonjëherë. Kjo është rrugë me dy kalime, ne jemi duke bërë gjëra të përfitojë populli shqiptar dhe i SHBA. Si një zë i rëndësishëm në Këshillimin e Sigurimit kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme.
Në vazhdën sulmeve iraniane SHBA ka ndihmuar në përmirësimin e pajisjeve.E falenderoj kryeministrin, për bujarinë e jashtëzakonshme për pritjen e afganëve. Takova më herët disa prej tyre, janë në process të vizave, do vijnë në SHBA. Janë persona që janë përballur me vështirësi. Ajo që pash sot ishte jo vetëm mirënjohje për mikpritjen, por edhe mënyra si janë mikpritur. Është e vështirë të përshkuash sa shumë nënkupton kjo. Ata do vendosen në SHBA. Kemi diskutuar si t’i bëjmë institucionet më llogaridhënëse.Po shohim rezultate për reformën në drejtësi. Anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore. Do vijojmë të mbështesim Shqipërinë. Demokracitë tona, po përballen me dezinformacion. Nënshkruam memorandum bashkëpunimi për këtë. Ka një luftë informatike. Është me rëndësi të kemi mjetet e nevojshme.
