Blinken në Tiranë, Boçi: Ishte një vizitë atipike, mungoi eksportimi i demokracisë, u shmang parlamenti

Nënkryetari i grupit të Rithemelimit në PD, Luçiano Boçi në një intervistë në Ora Neës foli për vizitën e Blinken në Tiranë. Boçi u shpreh se vizita e Blinken në Tiranë ishte një vizitë atipike ku mungoi eksportimi I demokracisë pasi u shmang parlamenti.

Boçi: Të themi të keqardhur do dukej e tepërt. Do thoja që ishte një vizitë e atipike në raport me vizitat e tjera të Sekretarëve të Shtetit Amerikan.

Nuk transmetoi një mesazh unik që i shërben gjithë ambientit politiko-social të shoqërisë shqiptare.

Pjesa e eksportimit të demokracisë, mungoi dhe madje ishte ajo pjesa që çedoi.

Ky element i munguar u duk edhe në shmangien e parlamentit.

Ishte vizitë atipike, nuk eci në rendin e vizitave të tjera që kanë ruajtur një lloj situate klasike. Ne jemi republikë parlamentare, dhe institucioni themelor që respektohet i pari është parlamenti.

Fjala që mbart mesazhe e një sekretari e një zyrtari shtetit transmetohet nëpërmjet fjalës në parlament.