Blinken tjetër mesazh pas vizitës në Tiranë: SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken reagoi sërish në rrjetin social X në lidhje me vizitën në Tiranë, duke theksuar se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Me kryeministrin @EdiRama diskutova bashkëpunimin tonë për të avancuar stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore”, shkruan ai.
The United States is committed to supporting Albania on its path to EU accession and in fighting corruption and organized crime. Prime Minister @EdiRama and I discussed our cooperation to advance regional stability, cyber defense, and judicial reform. pic.twitter.com/sjAger4JxR
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024
