Abilekaj: Vizita e Blinken konfirmon marrëdhënien e veçantë Shqipëri-SHBA, bashkimi i grupit Berisha-Bardhi, i imponuar nga qeverisja Rama
Analisti, Enton Abilekaj në një intervistë në Ora News foli për vizitën e Blinken në Tiranë dhe për protestën e opozitës me 20 shkurt. Abilekaj u shpreh se vizita e Blinken në Tiranë konfirmon marrëdhëniet e veçanta që Shqipëria ka me SHBA.
Abilekaj: Vizita e një sekretari amerikan të shtetit është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme.
Shqipëria është një vend i favorizuar i preferuar i SHBA për shkak se janë 6 sekretar shteti që e kanë vizituar Shqipërinë.
Kjo konfirmon një marrëdhënie të veçantë që ka Shqipëria me SHBA.
Opozita ka bërë disa protesta në këto 10 vite.
Protestat janë protesta, nuk ndryshojnë ndonjë gjë të madhe, vetëm tregojnë sa i zemëruar është populli me qeverinë.
Është një tregues force që është gjithmonë subjektiv.
Mendoj që gjithsesi protesta është e mirë, nuk është përcaktuese.
Unë mendoj që problemi real është Edi Rama që ka mohuar të drejtat e opozitës.
Është një bashkim i imponuar, nga një qeverisje si ajo e Edi Ramës.
