SPAK jep pretencën, kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2024, 14:56
SPAK ka dhënë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash.
Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili u konvertua me 4 vite shërbim prove.
Kjo masë për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.
