Raporti: Rusia është në gjendje të mbajë luftën në Ukrainë për 3 vite të tjera
Instituti për Studime Stratigjike ka publikuar sot një bilanc ushtarak për vitin 2024.
Bilanci ushtarak është vlerësimi vjetor i aftësive ushtarake globale. Ky institut është qendër e akuzave nga Rusia se përfaqëson shërbimet sekrete britanike.
Sipas bilancit Rusia po shpenzon 1/3 e buxhetit të saj për mbrojtjen. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit, Bastian Giegerich thotë se Rusia do të jetë në gjëndje të mbajë përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë për 2-3 vite të tjera.
Sipas tij Rusia do të sakrifiokojë cilësinë për të pasur një sasi më të madhe armësh që të mbajë luftën.
Ky raport i institutit me bazë në Londër tregon se pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që të rriten shpenzimet për mbrojtjen në mbarë botën, shumica e tyre janë rivalët e Rusisë.
Shpenzimet globale të mbrojtjes u rritën me 9% në vitin 2023.
Por, sipas Giegerich, lufta në vazhdim "ka nxjerrë në pah sfidat e rritjes së prodhimit për të mbajtur ritmin me kërkesat e konfliktit" dhe po tregon të çara në gatishmërinë ushtarake evropiane.
Pavarësisht nga të gjitha shpenzimet e reja, ka një problem në rritjen e kapacitetit të prodhimit ushtarak të Perëndimit.
Në raportin e saj, IISS vuri në dukje se BE-ja është në rrugën e duhur për të humbur objektivin e saj për t'i dhënë Ukrainës 1 milion predha artilerie 155 milimetra deri në mars.
Pavarësisht këtyre mangësive, lufta e vazhdueshme e Rusisë kundër Ukrainës ka shtyrë më shumë vende evropiane të përmbushin objektivin e tyre të mbrojtjes së NATO-s për të shpenzuar të paktën 2 për qind të PBB-së për ushtrinë.
Sipas raportit, 10 aleatë evropianë të NATO-s arritën këtë objektiv vitin e kaluar, nga vetëm dy në 2014.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar ta vazhdojë trysninë deri në “fitoren e plotë” dhe këmbëngul se trysnia ushtarake do të ndihmojë për lirimin e pengjeve.
Por dy pengjet e shpëtuara, 60-vjeçari Fernando Marman dhe 70-vjeçari Louis Har, janë vetëm dy ndër tre pengjet e liruar gjithsej deri më tani nga ushtria izraelite, që nga fillimi i luftës.
Një zyrtar i lartë egjiptian pati thënë fillimisht se ndërmjetësuesit kishin arritur përparim “relativisht domethënës”.
Zyrtari tha se takimi do të përqendrohej tek hartimi i “një drafti përfundimtar” ku parashikohen gjashtë javë armëpushim, me garancitë se palët do të vazhdojnë negociatat me qëllim arritjen e një armëpushimi të plotë.
Drejtuesi i CIA-s, William Burns dhe drejtuesi i agjencisë izraelite të zbulimit Mossad, David Barnea morën pjesë në takimin në Kajro. Dy zyrtarët patën luajtur një rol kyç për arritjen e armëpushimit të mëparshëm./VOA
