“Trump do të nxjerrë SHBA nga NATO”/ Paralajmërimi në një libër, pas deklaratës se do nxisë Rusinë për sulme
“Donald Trump do të nxjerrë SHBA nga NATO nëse fiton zgjedhjet presidenciale” thonë këshilltarë të afërt të ish presidentit republikan. Paralajmërimi për një vendim të tillë vjen pak ditë pas deklaratës së Trump se do të nxisë Rusinë të sulmojë çdo vend që nuk paguan detyrimet në Aleancën e Atlantikut të Veriut!
“Donald Trump do të kërkojë që SHBA të dalin zyrtarisht nga NATO, nëse ai do të rikthehet për një mandat të dytë si president në zyrën Ovale të shtëpisë së Bardhë!”
Ky është paralajmërimi i ish-këshilltarëve të Trump, ndërsa zyrtarët amerikane dhe aleatët janë përfshirë në reagime për deklaratën e fundjavës që: “Ai do të inkurajojë Rusinë të sulmojë vendet e NATO-s që nuk paguajnë detyrimet financiare”
Argumentet e njerëzve që kanë qenë në krah si këshilltarë të presidentit republikan janë përmbledhur në librin “Kthimi i Fuqive të Mëdha” të Jim Sciutto, analisti kryesor për Sigurinë Kombëtare në rrjetin CNN, i cili do të publikohet më 12 mars.

Një ish zyrtar i lartë që ka shërbyer në Administratën “Trump” dhe atë Biden në Nivel të Lartë, ka thënë se nëse Republikani mposht demokratin në nëntor, “SHBA do të jenë jashtë NATO-s”
“NATO do të ishte në rrezik të vërtetë”, bie dakord John Bolton, ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare.
“Unë mendoj se ai do të përpiqet të largohet”, citohet të ketë thënë ai në libër!
“Shpërfillja e zotimeve të sigurisë së SHBA nga Trump do shtrihet edhe në marrëveshjet e mbrojtjes reciproke me Korenë e Jugut dhe Japoninë”, ka thënë gjenerali në pension John Kelly, i cili shërbeu si shef i shtabit të Shtëpisë së Bardhë për Trump.
“Ai mendonte se (Vladimir) Putin ishte një djalë i mirë dhe dhe Kim Jong Un ishte një djalë në rregull”, kujton Kelly. “Për atë ishte sikur ne po i stimulonin ata".
“Nëse nuk do të kishim NATO-n, atëherë Putini nuk do t'i bënte këto gjëra”, rrëfen ish gjenerali në libër.
Anëtarët e lartë të administratës që kanë pranuar të flasin në Librin “Kthimi i Fuqive të Mëdha” kanë treguar se si Trump iu afrua një herë tërheqjes së SHBA-së nga aleanca, ndaj paralajmëruan se ai ka të ngjarë të shkojë më tej në nëse vjen edhe një herë në Shtëpinë e Bardhë.
Në thelb të NATO-s, dhe i mishëruar në nenin 5 të traktatit është zotimi i mbrojtjes së përbashkët, sulmi ndaj një vendi është sulm ndaj të gjitha kombeve në Aleancë!
Trump që kur ishte president është ankuar për shumën që shpenzojnë për mbrojtjen e përbashkët shumë vende të tjera në krahasim me atë të SHBA


