Menduat se dimri iku? E keni gabim! Ja si parashikohet moti në javët e fundit të shkurtit

Kjo javë e muajit shkurt pritet të përfundojë me mot të kthjellët dhe temperature që ditë pas ditë do jenë në rritje.

Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” tha për “Ora News” se kemi të bëjmë me temperatura disa gradë mbi ato tipike që duhet të ishin në dimër.

Megjithatë pas datës 20 pritet që të rikthehen reshjet e shiut dhe temperaturat të pësojnë sërish ulje.

Parashikohet që 15 ditëshi i parë i muajit mars të karakterizohet nga situata tipike të dimrit.