FOTO/ Aksident i trefishtë në aksin Memaliaj-Krahës, një grua ndërron jetë
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçare, identiteti i së cilës nuk dihet ende.
Tre automjete janë përfshirë në aksident në afërsi të fshatit Qesarat.
Një grua ka humbur jetën ndërsa tre persona persona janë lënduar.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.
Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

