Pas zjarrit në Urgjencë, reagon edhe QSUT: Tymi u regjistrua në katin -1, nuk ka të dëmtuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2024, 09:16
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi pas zjarrit që ra në urgjencën e këtij spitali, duke theksuar se po hetohet ngjarja për të zbardhur shkakun.
“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës se QSUT është raportuar tym.
Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar.
Situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.
Nuk ka asnjë të dëmtuar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT.
Falë angazhimit të personelit mjekësor, mbështetës dhe atij zjarrfikës situata është nën kontroll”, thuhet në reagim.
