Zjarri masiv në Fier, banori: Zjarr të tillë nuk kam parë, u rrezikuan 13 banesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2024, 20:19
Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e sotme një sipërfaqe me shkurre në fshatin Hambar të Fierit.
Flakët u përhapën me shpejtësi dhe rrezikuan shumë banesa, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit.
Një prej banorëve të zonës tha se zjarri kishte përmasa shumë të mëdha dhe nëse nuk do kishte pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit rrezikoheshin rreth 13 banesa.
“Ka rënë edhe herë të tjera. U rrezikuan edhe banesat po zjarrfikësit sakrifikuan shumë dhe fikën zjarret.
Janë djegur shkurre. Ka ardhur afër U rrezikuan rreth 12-13 banesa.
Sikur të mos kishte pasur ndërhyrje këtu...nuk e di domethënë unë i lëviza të gjitha çfarë kisha. Zjarr të tillë nuk kam parë”- u shpreh njëri prej banorëve.
