Zjarr në urgjencën e re të QSUT-së, pacientët transportohen me ambulanca drejt Sanatoriumit në Sauk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2024, 08:30
Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në urgjencën e re në QSUT.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse.
Të sëmurët transportohen me ambulanca pranë spitalit të Sanatoriumit në Sauk.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
