Aksident në hyrje të qytetit, dy të plagosur në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2024, 21:09
Aksident në hyrje të qytetit të Sarandës, në afërsi të fshatit Metoq.
Nga përplasja e dy automjeteve, janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Një nga mjetet e aksidentuara është “Mercedes-Benz” me targa AB 385 AI.
Policia ndodhet në vendngjarje.
