Mjekja Hasani: Sëmundjet kardiovaskulare kanë filluar të rriten me shpejtësi të madhe

Mjekja, Ëngjëllushe Hasani e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se sëmundjet kardiovaskulare kanë filluar të rriten me shpejtësi të madhe.

Hasani: Ne duhet të themi se sëmundjet kardiovaskulare kanë filluar të rriten me trend mjaft të shpejtë.

Rritja e këtyre sëmundjeve ka rritur edhe numrin e vdekjeve.

Raportohet që deri tani janë 17.9 milionë vdekje në vit.

Sipas OBSH, këto vdekje në vitin 2030 do të shkojnë në 23 milionë.

Kjo tregon se sëmundjet kardiovaskularë po rriten me shpejtësi të madhe.