Fruthi dhe virozat e stinës, Lena: Të vegjlit duhet të vaksinohen me vaksinën e gripit
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2024, 15:42
Mjekja pediatre, Marinela Lena në një intervistë në Ora News foli për fruthin dhe për virozat e stinës. Lena u shpreh se të vegjlit duhe të vaksinohen me vaksinën e gripit.
Lena: Ka qenë një dimër i vështirë për moshat pediatrike dhe për stafin mjekësor.
Kur themi viroza nuk është vetëm gripi stinor, por kanë qenë adenoviruset, rinoviruset, virusi respirator.
Përgjithësit mosha pediatrike kanë ardhur me ankesë me dhimbje koke, me temperaturë, me dhimbje fyti.
Në këtë situatë do të thotë që, një pjesë e madhe e moshës pediatrike duhet të vaksinohet me vaksinën e gripit.
