Gjendet një pistoletë e groposur në Elbasan, nisin hetimet

Në Elbasan është gjetur një armë e vjetër zjarri, e cila ishte groposur në lagjen “5 maji”.

Sipas policisë, arma e zjarrit ishte mbështjellë dhe futur në një gropë.

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen ekspertiza dhe hetime, për të identifikuar poseduesin/t dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Gjendet një pistoletë e groposur në Elbasan, nisin hetimet