E rëndë, 75-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Rrogozhinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2024, 12:03
Ditën e sotme, në fshatin Vilë-Bashtovë në Rrogozhinë, është gjetur në banesë pa shenja jete, shtetasja I.K., 75 vjeç.
Policia bën me dije se shtetasja dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë Kavajë - Informacion paraprak
Në fshatin Vilë-Bashtovë, Rrogozhinë, është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasja I. K., rreth 75 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 75 vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

