Detajet/ Ishte në zyrë bashkë me pronarin, si mbeti i vrarë "gabimisht" ekonomisti, autorët qëlluan mbi 15 plumba

Personi që shihni në foto është Selman Mihana, ekonomisti që mbeti i vrarë në vendin e tij të punës, ndërkohë që u plagos pronari i tij.

70-vjeçari shkoi si çdo ditë në punë në orën 7, por kjo e sotmja ishte e fundit.

Detajet/ Ishte në zyrë bashkë me pronarin, si mbeti i vrarë

Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë në Kurbin, ku u vra Selman Mihana.

Ai ishte në zyrën që ndodhet pranë oborrit të firmës së inerteve bashkë me pronarin Ardian Gjeloshi kur nga jashtë godinës nisën të qëllonin me automatik. Për pasojë nga plumbat u vra i moshuari, dhe u plagos pronari i tij, Ardian Gjeloshi.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, mbi 15 plumba.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.