“Putin në dy orë monolog”, kritikohet gazetari që intervistoi presidentin rus: Lejoi propagandën
Analistët dhe mediet prestigjioze kanë shpërthyer në kritika mbi intervistën dy orëshe që dha presidenti i Rusisë Vladimir putin. Shkak është bërë mungesa e ndërhyrjes së Carlson kur u dha mbi gjysmë ore leksion historie, apo kur perëndimi u kritikua mbi mbështetjen për Ukrainën. Gjithashtu reagimet e vakëta për arrestimin e gazetarëve dhe protestave u pa me skepticizëm nga mediet.
Gazetari Tucker Carlson i cili realizoi një intervistë dy orëshe me presidentin rus Vladimir Putin është përballur me kritika të mëdha sa I përket pyetjeve dhe qëndrimeve të tij.
Pjesa e parë prej 30 minutash është parë si një terren i lirë për kreun e Kremlinit, i cili për të argumentuar ndërhyrjen në Ukrainë ka dhënë leksione për historinë që prej vitit 1300 duke përmendur edhe Lituaninë, Poloninë e Ukrainën e deri te qëndrimet e Leninit.
Për këtë pjesë Carlson komentohet i hutuar dhe pa asnjë ndërhyrje.
Për më tej, shprehen analistët, nuk pati ndërhyrje për krimet e luftës dhe ndaj njerëzimit në dy vite agresion ndaj Ukrainës, përkundrazi, putin e përdori për propagandë. Si shembull sillet në vëmendje akuza se Kievi ishte gati të nënshkruante paqen në nisje të luftës, por ishte ndërhyrja e perëndimit, dhe më shumë e ish kryeministrit Britanik Boris Xhonson që solli zgjatjen e përplasjeve ushtarake.
Më tej Putin shton se nëse ndërpritet furnizimi me armë i Ukrainës dhe lufta pushon. Një tjetër kritike ndaj gazetarit ishte mungesa e reagimit për arrestimin e gazetarëve dhe ndalimin e protestave
Intervista dy-orëshe e xhiruar, e filmuar në Moskë, ishte e para e Putinit me një media perëndimore që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.
Pas përfundimit të bisedës dy orëshe mediat e cilësuan si një nivel të ri turpi për Carlson, i cili ka kritikuar shpesh mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.
