Mrekulli në Filipine, vajza gjendet 60 orë pas rrëshqitjeve të dheut që prekën vendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2024, 10:35
Ekipet e shpëtimit në Filipine shpëtuan një vajzë të vogël pas 60 orës pasi rrëshqitjet e dheut prekën vendin, duke vrarë 11 persona ndërsa 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Vajza e vogël, mosha e së cilës ende nuk dihet u gjet nga anëtarët e ekipeve të shpëtimit duke gërmuar me duar dhe lopata me shpresën për të gjetur të mbijetuar.
Rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga shirat e dendur, ndodhi të martën mbrëma, duke shkatërruar shtëpi dhe duke “groposur” tre autobusë dhe një automjet tjetër që kishin shkuar për të marrë punëtorët në një minierë ari.