"Krizë" lindjesh në Francë, Macron ngjall debat me planin e tij: Test fertiliteti i detyrueshëm
Franca po përballet me një sfidë të madhe…Prej një dekade tashmë ka pasur rënie të theksuar të numrit të lindjeve, në 2023-in 7% më pak se vitin paraardhës.
Edhe qeveria është tejet e shqetësuar lidhur me fenomenin, aq sa Presidenti Emmanuel Macron, ka njoftuar një plan të ri për atë që ai e quan “riarmatim demografik” duke përfshirë testimin e fertilitetit pë ata të moshës 25 vjeç. Në retorikën e përhershme politike të francezëve, niveli i lindjeve në vend ka qenë temë e prekur pasi ata e shohin si një faktor shumë të rëndësishëm që Franca të konkurrojë ndërkombëtarisht.
Megjithatë ky plan i Macron po shihet me skepticizëm nga shumë qytetarë. Ka prej tyre që e konsiderojnë një ndërhyrje në jetën dhe zgjedhjet e tyre personale. Edhe vetë Macron, 46 vjeç, nuk është bërë ende baba.
Numri i njerëzve që thurin plane për fëmijë në moshën 25 vjeçare është jashtëzakonisht i ulët, mosha mesatare kur gratë franceze sjellin në jetë një fëmijë është 31 vjeç.
Në mediat franceze, artikujt janë të shumtë mbi këtë “nismë” të qeverisë. Shpesh herë cilësohet edhe si paragjykim për rënien e fertilitetit.
Shkalla aktuale e fertilitetit në Francë është 1 fëmijë për 1 grua, por në bazë të sondazheve konfigurimi ideal i francezëve për një familje është të pasurit dy fëmijë. Por nuk duhet lënë mënjanë fakti që shumë prej tyre nuk kanë dëshirë të bëhen prindër. Kjo gjë hedh poshtë dhe teorinë e problemeve me fertilitetin, të paktën ashtu siç qeveria atje pretendon.
