Macron shkarkon ministren e Arsimit pas vetëm një muaji në detyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2024, 11:15
Pas javësh hezitimi, presidenti Emmanuel Macron ka shkarkuar Ministren e Arsimit Amelie Oudteau-Castera, për shkak të komenteve përçmuese që bëri për shkollat shtetërore në Francë, duke shkaktuar kritika publike ndaj saj.
Ajo do të zëvëndësohet nga ish-ministrja e Drejtësisë, Nicole Belloube. Amelie Udea-Castera u emërua një muaj më parë, por shkaktoi bujë me mënyrën se si ajo trajtoi polemikat për arsimin privat të fëmijëve të saj.
Qeveria e re e Macron ka 35 ministra, 18 gra dhe 17 burra. Megjithatë, shumica e ministrive me ndikim janë në duart e meshkujve.