Tiranë/ Vrau të riun pas sherrit për radhën në market, Gjykata dënon me 6.8 vite burg ish-efektivin e policisë
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dënuar me 10 vite burg ish-efektivin Arbër Sula, i cili në vitin 2021 ka vrarë pas sherrit për radhën në market, Jurgen Duken.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Sula do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 dhjetor, te “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë.
Vrasja e 29-vjeçarit ka ndodhur pas një sherri për radhën në kasën e marketit.
E gjithë dinamika e krimit të rëndë është regjistruar nga kamera e sigurisë së supermarketit ku ndodhi përleshja mes të rinjve.
Në videon e siguruar nga gazeta “Panorama” rezulton se vrasja ka ndodhur rreth orës 00:20 minuta.
Viktima, Jurgen Duka, i njohur edhe me mbiemrin Mëziri, ka qenë në shoqërinë e mikut të tij Orges Drazhi.
Brenda supermarketit ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, si dhe shitësi (babai i pronarit të supermarketit) që ndodhej pranë kasës.
Të rinjtë kanë nisur debatin pranë kasës, se kush e kishte radhën për të paguar. Sherri nuk ka zgjatur më shumë se 40 sekonda dhe më pas është shkrepur pistoleta.
Siç shihet në pamjet e kamerës së sigurisë, viktima shtyn dhe godet me grusht ish-agjentin e krimeve me detyrë në Dibër, Arbër Sula.
Në sherr e sipër ai nxjerr pistoletën nga çanta që mbante në qafë dhe qëllon 29-vjeçarin.
Në këtë moment i riu rrëzohet përtokë.
Menjëherë, të gjithë largohen nga supermarketi, përveç personit që ndodhej në kasë. Jurgen Duka u dërgua në Spitalin e Traumës dhe pas disa minutash ndërroi jetë.
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje’’, të parashikuar nga neni 76 i K.Penal.
Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, si pasojë e një konflikti të çastit, i pandehuri A.S ka vrarë me armë zjarri shtetasin J.D (M).
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, me vendimin nr. 2019, datë 15.09.2023 ka vendosur:
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:
-Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1//3 të dënimit me burgim.
