Mario Mitaj bën rolin e sulmuesit te Lokomotiva e Moskës, mbrojtësi i Kombëtares shënon në miqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 16:11
Mario Mitaj ka qenë një nga futbollistët e Kombëtares më në formë gjatë këtij sezoni dhe këtë gjë ai po e konfirmon dhe me Lokomotivën e Moskës.
Mbrojtësi 20-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës së fundmi në miqësoren që Lokomotiva fitoi përballë Torpedo Moskës 2-0.
Mitaj vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në Rusi, duke bindur Silvinjon se do të jetë një zgjedhje e duhur në Europian.
