Ja paga që kërkon Lautaro për të rinovuar kontratën me Interin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 14:34
Bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme, dhe mediumi italian pretendon se takimi i radhës mund të zhvillohet në Madrid në mars, kur Interi do të vizitojë Atletico Madridin në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Agjentët e yllit argjentinas, në fakt, janë të vendosur në kryeqytetin spanjoll, kështu që udhëtimi i ardhshëm në vend mund të ofrojë një shans të përsosur për të dy palët që të ulen dhe të finalizojnë marrëveshjen.
Kontrata e Martinezit në “Stadio Giuseppe Meazza” skadon në qershor të vitit 2026 dhe sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët e vlerësojnë atë 150 milionë euro.

