Chelsea është në krizë, Enzo Fernandez mendon largimin që në verë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 14:30
Enzo Fernandez është kthyer në një pikë referimi në mesfushën e “Bluve”, por duket se “aventura” e tij, në “Stamford Bridge” është afër fundit.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, vetë 23-vjeçari e sheh si pa perspektivë të ardhmen e tij, te Chelsea, me klubin, që po kalon një fazë “të errët”
Enzo Fernandez u transferua më shumë bujë, në merkaton e kaluar të dimrit, me bordin e “Bluve”, që derdhën plot 121 milionë euro, në arkat e “Shqiponjave” portugeze, të Benfica.
Me fanellën e Chelsea, 23-vjeçari zhvilloi plot 50 përballje, ku ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka arritur të asistojë 3 herë shokët e tij të skuadrës.

