Rama takim me kryeministrin e Luksemburgut: Dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Luksemburg me homologun e tij, Luc Frieden.

Me anë të  një reagimi në rrjete sociale, Rama ka bërë me dije se në këtë takim, ka dakordësuar me Frieden, zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.

Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri.