Mudryk sfidon tifozin pasi e ironizoi në rrjetet sociale: Të japë 10 mijë paund nëse më mund!
Mykhailo Mudryk u transferua sezonin e kaluar te Chelsea me bujë të madhe, por 23-vjeçari gjatë kësaj periudhe në Londër nuk ka mundur të ngrihet për asnjë moment në lartësinë e pritshmërive të tifozëve të “Bluve të Londrës”.
Madje, një prej tyre i ka shkruar Mudryk në rrjetet sociale pas disfatës së Chelsea-t në kampionat ndaj Wolverhampton. Tifozi e pyet sulmuesin nëse ka harruar të luajë futboll.
Mudryk, nuk ia ka kursyer përgjigjen, madje duke e ftuar fansin e Chelsea-t në një sfidë një kundër një dhe në rast se tifozi e mposht në këtë duel atëherë do t’i dhuronte 10.000 paund.
Tifozi nuk e ka marrë seriozisht këtë ftesë të Mudryk, por i kërkon sulmuesit të impenjohet më shumë për ndeshjen e radhës. Në 19 paraqitje në Premier League me Chelsea-n këtë sezon, Mudryk ka gjetur rrugën e rrjetës në vetëm 3 raste

