“Jam i pafajshëm”- Kërkoi lirinë në Apel, gjykata lë në burg mjekun Dervish Hasi me 4 gra, njëra e mitur

Gjykata e Apelit e Juridiksonit të Përgjithshëm ka lënë në burg mjekun Dervish Hasi. Hasi kërkoi zbutjen e masës së sigurisë nga gjykata, ku ai kauzohet për pornografi dhe trafikim i të miturve.

Në fjalën e tij përpaa togave të zeza mjeku ka mohuar sërish akuzat në ngarkim të tij. Në apel, mjeku përfaqësohej nga avokati Ndue Pjetra.

Njoftimi i gjykatës: 

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasin me iniciale D. H, me profesion mjek kardiokirurg në Sanatoriumin e Tiranës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë ………, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D.H, i cili kërkoi:
– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
– Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë.
– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit, si dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 07.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

-Miratimin e vendimit datë ….. të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

“Jam i pafajshëm”- Kërkoi lirinë në Apel,