VIDEO/ Makina shpërthen në flakë nga përplasja, publikohen pamjet e aksidentit me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 21:15
Pamjet nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pasditen e të dielës në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë janë zbuluar ditën e sotme.
BalkanWeb ka publikuar pamjet e përplasjes fatale të 2 mjeteve me njëra-tjetrën.
Nga aksidenti i rëndë një person ndërroi jetë, ndërsa 4 të tjerë u plagosën.
Në pamjet e siguruara shfaqen dy mjetet që përplasen me njëra-tjetrën, ndërsa një prej tyre shpërthen në flakë pas impaktit të goditjes.

