FOTO/ E mbante të burgosur në shtëpi me kamera, momenti kur Mandri dyshohet se dhunon gruan e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 19:56
Pas rastit të Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari që mbante të ngujuar familjen e tij, një tjetër ngjarje e ngjashme u raportua sërish në Tiranë.
Policia arrestoi sot 34-vjeçarin Asqeri Mandi, i cili dhunonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur duke e mbikëqyrur me kamera.
Autori, Asqeri Mandi jetonte jashtë shtetit dhe kishte 4 fëmijë. Gjatë këqyrjes së kamerave janë vënë re lëvizje të çrregullta nga Mandi.
Nga kamerat e sigurisë është fiksuar një moment ku Mandri dyshohet se dhunon gruan e tij.
Duke luajtur me fëmijë ai është parë duke u çuar dhe i gjuan gruas.
34-vjeçari dyshonte se e shoqja e tradhtonte gjatë kohës që ishte në emigrim.
