''Janë kaluar disa drafte në Rambuje'', Xhufi: UÇK i dha një shpejtësi marramendëse çështjes së Kosovës

Ish zv ministër i Jashtëm, i dërguari i qeverisë shqiptare në Rambuje, Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se UÇK-ja i dha një shpejtësi marramendëse cështjes së Kosovës.

Xhufi: Firmosja nuk ka qenë e menjëhershme. Janë kaluar disa drafte në Rambuje.

Diskutimet nuk kanë qenë të lehta.

Edhe SHBA kanë pasur një revolucion në qëndrimet e tyre.

Faktori që i dha një shpejtësi marramendëse cështjes së Kosovës ka qenë dalja e UÇK-së.

Ajo tërhoqi zvarrë komuntitetin ndërkombëtar në pozitat e shqiptarëve në kërkesat e shqiptarëve që ishte pavarësia e Kosovës.