Ndikoi për lirimin e një të burgosuri, GJKKO kalon për gjykim dosjen avokatit Arian Cengu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 14:42
GJKKO vendos të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj avokatit Arian Cengu.
Ky i fundit akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe dy personave të tjerë.
Avokati Arian Cengu, ish-shofer në prokurorinë e Kukësit, dyshohet se ndikoi në mënyrë të paligjshme për lirimin e shtetasit Bari Iseberi, i arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.
