Hyri për të vjedhur, kapet në flagrancë 39-vjeçari në Vaun e Dejësit

Një 39-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia në Vaun e Dejës. N.M., banues në Reç kishte hyrë në një banesë për të vjedhur dhe menjëherë pas njoftimit policia organizoi punën për kapjen e tij.

Shërbimet e policisë e arrestuan 39-vjeçarin brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.

Njoftimi i Policisë Vau i Dejës

U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 39-vjeçari.

Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri.

Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Hyri për të vjedhur, kapet në flagrancë 39-vjeçari